Mobi Casa

Vallja e hyxhymit (Ironi)

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Aktorët e hyxhymit keq janë sëmurë, nga xhelozia dhe nga lakmia, Sikur në përrallë po sillen vërdallë.

Ata err e terr janë pa gjumë në sy
Po analizojnë e po planifikojnë
drejt kolltukut të fronit për të mësy.

Hyxhymxhinjve mirë po u shkon për dore
aktrimi në lojën teatrore
Nga Treshi nota pesë u është premtuar
Pesë në taktikë, pesë në fiskulturë
shtëpinë e vet për ta gjuajtur me gurë.

Valltarët e valles së hyxhymit
nga dikush mirë po frymëzohen
sikur nga Red bull-i po vjelin energji
Dhe furishëm po vërsulen në shesh
shtetin e vet nga harta për ta zhbi.

UBT

Shumë kohë e mund në shesh po harxhohet
Argatët e treshit, trima të hyxhimit
Andej e këtej po hidhen kot së koti
Djersa e tyre po të ishte derdhur në arë
në magazinat e Kosovës do të grumbullohej
ushqimi i një motmoti.

Sikur të ndodhte kjo mrekulli
atyre Ginisi nuk do t’u mbetej borxh
Do t’u gjente vend në librin e tij.

Beqir Buzuku, shkurt, 2015