UBT

Zejnullahu: Çështja e studentëve protestues është mbyllur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, shprehu keqardhjen e tij që fëmijët e këtyre kategorive, të cilët kanë bllokuar hyrjen e rektoratit po përdoren nga qarqe të caktuara.

Sipas tij, qarqe të caktuara nuk kanë për qëllim zhvillimin e mirëfilltë akademik të atyre fëmijëve. Ai tha për Radio Kosovën se Universiteti i Prishtinës e ka bërë të qartë që kjo temë tashmë është e mbyllur dhe nuk mund më të bisedohet.

Uji Dea

“Kjo temë tashmë është e mbyllur dhe për këtë më nuk mund të bisedohet. Pakënaqësitë eventuale që shkaktohen me këtë rast, ne pranojmë që t’i shprehin në formën e protestës, por në asnjë mënyrë nuk është e lejuar që të bllokohet puna e institucionit. Ftoj organet shtetërore të kryejnë obligimin e vet për të krijuar kushte normale të punës së Universitetit, përderisa puna jonë është e bazuar në aktet juridike në fuqi.”

Ndryshe fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, të cilët nuk janë pranuar në Universitetin e Prishtinës, kanë bllokuar sot hyrjen e rektoratit. Ata janë të vendosur të qëndrojnë para rektoratit deri në realizimin e kërkesave të tyre, për tu pranuar në Universitet, duke u respektuar memorandum i mirëkuptimit i vitit 2009. Kandidatët po përkrahen edhe nga Shoqatat e Dala nga Lufta, të cilët thonë se kërkesa e kandidatëve është e drejtë.