Mobi Casa

Mashtruesit falsifikuan diploma të AAB-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

E kishte lënë punën në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ku punonte si asistent i ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.

Në punë ishte mjaft komod, por Kushtrim Metushi, nga Kosharja e Ferizajt, do ta gjente një punë tjetër që me gjasë do t’i sillte më shumë përfitime e që ndërlidhej direkt me shitjen e diplomave.

UBT

Meqë ishte jo e ligjshme, puna e re që bënte e çoi në burg ish-zyrtarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Siç merr vesh “Zëri”, një diplomë të falsifikuar Metushi së bashku me një grup, që pretendohet të jetë kriminal, e shiste për vetëm 2100 euro.