Uji Dea

MAShTI shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për vitin akademik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit, duke synuar mbështetjen e ekselencës akademike, përfshirjes dhe diversitetit.

Skemat e bursave1. Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 € për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.

United Hospital
  1. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – Deri në 5,000 € për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
  2. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) – Deri në 7,000 € për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
  3. Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 € në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.
  4. Bursa elitare për studentët në universitetet publike – Për studentët e nivelit bachelor dhe master me mesatare së paku 9 (ose 8 për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian), si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara. Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova.

Konkursi për të gjitha skemat është i hapur nga 3 tetor deri më 18 tetor 2025, ora 16:00. Listat e përfituesve do të publikohen në faqen zyrtare të MAShTI. Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 7 ditësh nga shpallja e rezultateve.

Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në faqen e MASHT-it./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.