ARKATANA

Poezi kushtuar çlirimtarëve të UÇPMB-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komandant BUJES,RUSIT e KLAIQIT. Mbi trojet tona kur ndriçoi drita, armiqtë dëgjuan se ne këto troje, është UÇPMB-ja, Te gjithë bënë turr, t`i çrrënjosin,
T`i tretin e t`i zhdukin.

Gjithë këta djem si LUANA
Armikut frikën nuk ja patën
Te gjithë në petkun e UÇPMB-së
të radhitur, në batalione.

Trimat luftonin në skuadra,
togje e gjetiu,
Aty printe Komandant BUJA
Një djalë trim fisnik e bujar.
bashkë me trimat,krah për krah
në tokën e vet armikun se lejuan
asnjë çast nuk ju dorëzuan.

Bashkë me ta ishte Rusi e Klaiqi,
gjëmonte golinovi, ushtonte mali.
Krejt armiqve anembanë,
BUJA me ushtarë, pritën ju kish zanë.
Dhe asnjë hap në trojet e veta nuk i lanë.

FIDANISHTJA

Në BREZNICEN martire u lindën shumë trima
e ndër ta linden Agmiri e Ibrahimi
nga Tygjeci ishte vëlla Besniku,
e shumë trima që neve na sollën LIRIN.

me shqiponjë në krah e gjak shqiptari.
Në flamurin kuq e zi kur rrezonte dielli
na sollën lirinë e i dhanë shkëlqim qiellit.
në pranverën plot lule,u kthyen trimat
me hekur e plumba lirie,
me shkabën dy krenare dhe legjenda Trimërie.

Xhuli Spahiu