Fundamenti

Gjilani në terr: Fshatrat pa ndriçim, qyteti në mjerim të infrastrukturës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Problemet me ndriçimin publik në Gjilan nuk janë të kufizuara vetëm në lagjet e qytetit. Pasditen dhe mbrëmjen e fundit, edhe disa fshatra të komunës kanë mbetur pa ndriçim publik, duke shtuar shqetësimin e banorëve për gjendjen e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Banorët thonë se mungesa e ndriçimit është duke zgjatur tashmë prej tetë ditësh, ndërsa, paralelisht me këtë problem, në qendër dhe zona të tjera të qytetit vërehen, pengesa dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore.

Gjendja ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet lokale dhe më shumë informim për arsyet e problemeve me ndriçimin publik dhe masat që po ndërmerren për zgjidhjen e tyre.

Një qytetar gjilanas, Nazmija, e përshkruan situatën si shqetësuese dhe thotë se qyteti po përballet me mungesë të kujdesit institucional.

“Kemi mbetur jetimë dhe të pakrah në mungesë të njerëzve të duhur institucionalë dhe kjo është turp”, shprehet ai.

Sipas tij, gjendja aktuale e qytetit krijon përshtypjen e një hapësire të lënë pas dore, ndërsa mungesa e ndriçimit në zona të banuara e shton pasigurinë e qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes.

Edhe Lirigzoni, student nga Gjilani, shpreh kritika ndaj mënyrës se si po trajtohen problemet e qytetit. Ai vlerëson se institucionet lokale duhet të jenë më të pranishme dhe më transparente përballë shqetësimeve të qytetarëve.

Uji Dea

“Kemi stagnim, kemi mungesë transparence dhe mosinteresim total për situatën e rënduar të qytetarëve gjilanas”, thotë ai.

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë që institucionet komunale të japin sqarime për situatën me ndriçimin publik dhe të bëjnë të ditur se kur pritet rikthimi i tij në lagjet dhe fshatrat e prekura.

Kjo fotografi e dëshmon më së miri gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet fshati Llashticë, ku errësira ka përfshirë rrugët dhe hapësirat publike, duke krijuar te banorët ndjenjë pasigurie dhe frike gjatë orëve të mbrëmjes.

Në mungesë të ndriçimit publik, rrugët e fshatit mbeten pothuajse tërësisht në terr, ndërsa vetëm dritat e pakta nga shtëpitë dhe automjetet thyejnë errësirën.

Pamjet nga terreni flasin për një realitet shqetësues për banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje institucionale dhe rikthimin sa më shpejt të ndriçimit publik, si një nevojë themelore për sigurinë dhe lëvizjen e lirë të komunitetit.

Problemet me ndriçimin, të shoqëruara me gjendjen e infrastrukturës në disa pjesë të qytetit, kanë rritur pakënaqësinë e banorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje konkrete dhe komunikim më të drejtpërdrejtë nga autoritetet lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.