ARKATANA

Afatet e zgjedhjeve në UP caktohen këtë javë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë kësaj jave pritet që zyrtarisht të caktohen afatet kohore të fillimit dhe mbarimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të parakohshme që do të mbahen në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë gjë do ta bëjë Komisioni zgjedhor i UP-së, në përbërje prej treanëtarësh, dy profesorëve universitarë: Avdullah Alija dhe Marjan Dema, si dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit në këtë Komision, Bekim Samadraxha.

Ky Komision, i cili sapo është emëruar nga Këshillit Drejtues i Universitetit, do të mbajë takimin e parë këtë vjen, bëjnë të ditur zyrtarë të UP-së.

ARKATANA

Aty do të merret vendimi për saktësimin e datave kur do të mbahen zgjedhjet në secilin mekanizëm të UP-së, nisur që nga ato për Parlamentin Studentor, për Këshillat e Fakulteteve, për dekanët e Fakulteteve, për Senatin, Këshillin Drejtues, e deri tek ato për zgjedhjen e rektorit të UP-së.

Universiteti është dashur të shkonte në zgjedhje, në maj të vitit të ardhshëm, por është detyruar të shkojë në zgjedhje të parakohshme disa muaj më herët, për shkak të përplasjeve të njëpasnjëshme midis rektorit aktual të UP-së, Ramadan Zejnullahu dhe një grupi senatorësh, të cilët iniciuan edhe shkarkimin e tij, në muajin tetor.

http://koha.net/?id=27&l=90038