Eko Higjiena

“Rrezikuam edhe jetën që arsimi shqip të mbijetonte” – rrëfimi i profesorëve që themeluan SHMM “Asllan Elezi” në kohën e okupimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Historia e arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve të okupimit mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të qëndresës kombëtare. Në Gjilan, në vitin 1994, një grup profesorësh me përkushtim, guxim dhe vizion hodhën themelet e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, duke sfiduar rrethanat e vështira të kohës dhe duke mbajtur gjallë arsimin në gjuhën shqipe.

Njëri nga kontribuuesit e asaj periudhe, profesori Nazim Hajdari, kujton se puna në atë kohë bëhej me zell, dashuri dhe motiv të lartë atdhetar.

“Punonim me përkushtim të jashtëzakonshëm, me guxim dhe përgjegjësi kombëtare. Kemi rrezikuar dhe sakrifikuar edhe jetën vetëm që arsimi shqip të mbijetonte. Sot ndihemi krenarë që ia dolëm, sepse Kosova është e lirë, me shkolla e fakultete moderne, ndërsa Serbia është larguar njëherë e përgjithmonë nga Kosova,” shprehet Hajdari.

Uji Dea

Në mesin e profesorëve që propozuan themelimin e SHMM “Asllan Elezi” në vitin 1994 ishin drejtori i parë i shkollës, prof. Ruzhdi Ismajli (i ndjerë), prof. Mitat Maliqi, prof. Musa Qerimi, prof. Shaban Shala, prof. Zija Sahiti, prof. Nazim Hajdari, prof. Abdulla Elezi dhe pedagogu Shaban Gashi (i ndjerë).

Kontributi i tyre konsiderohet një gur themeli në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip në Gjilan dhe në Kosovë. Në kohën kur sistemi arsimor shqiptar përballej me represion dhe pengesa të shumta, këta arsimtarë dhe profesorë zgjodhën rrugën e dijes dhe të rezistencës, duke edukuar breza të tërë dhe duke dëshmuar se arsimi ishte një ndër shtyllat kryesore të mbijetesës dhe lirisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.