United Hospital

“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale

“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale

Ish-deputetja, Doruntina Maloku, vajza e gazetarit të vrarë Enver Maloku, ka thënë se është ende herët të vlerësohet nëse familjarët e viktimave të vrasjeve të pasluftës janë mashtruar nga pritjet që kishin ndaj Gjykatës Speciale.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Maloku ka thënë se pa e lexuar aktgjykimin e plotë dhe arsyetimin e tij, nuk mund të japë një vlerësim për këtë çështje.

“Nuk mund të them se jemi mashtruar, për shkak se asnjëri prej nesh nuk e ka lexuar aktgjykimin e plotë. Pa e lexuar arsyetimin e aktgjykimit nuk mund të flas asnjë për këtë temë, nuk mund të them se jemi mashtruar”, ka deklaruar ajo.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Maloku ka shpjeguar se familjarët kishin besuar që Gjykata Speciale do t’i trajtonte edhe rastet e vrasjeve që përfshihen në periudhën kohore të juridiksionit të saj, për shkak të mungesës së drejtësisë dhe hetimeve nga institucionet e Kosovës.

“Ajo çfarë mund të them është se arsyeja pse kemi besuar që Gjykata Speciale do t’i trajtojë këto raste, që hyjnë në juridiksionin kohor të saj, për shembull vrasja e babit, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, komandant Drinit, Haki Imerit. Kemi besuar fuqishëm se do të trajtohen për shkak të mungesës së drejtësisë dhe hetimit nga ana e institucioneve tona”, ka thënë ajo.

Enver Maloku u vra më 11 janar 1999, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, pak metra larg banesës së tij. Ai ishte gazetar dhe udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), të cilën e drejtoi nga viti 1993.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.