Fundamenti

Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, tani duhet të formohet Qeveria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë e tij pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti e ka cilësuar konstituimin e Kuvendit si një arritje, ndërsa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme ta votojë kandidaten e PDK-së, Vlora Çitakun, për postin e nënkryetares, në momentin që kjo parti propozon sërish kandidaturën.

“U bë mirë që u konstituua Kuvendi. Nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha Kurti.

Ai uroi deputetët për përmbylljen e procesit të konstituimit dhe theksoi se tani procesi institucional duhet të vazhdojë me formimin e Qeverisë.

Uji Dea

Kurti krahasoi kohën e nevojshme për konstituimin e Kuvendit me legjislaturën paraprake, duke thënë se kësaj here procesi përfundoi brenda rreth tre muajsh nga zgjedhjet.

“Përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve, se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të Qeverisë”, u shpreh Kurti.

Ai përsëriti se LVV-ja është e gatshme të votojë Çitakun për nënkryetare, duke theksuar se posti i takon PDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.