Mobi Casa

Reshitaj: VV-ja s’pati votë për një kandidate shqiptare, kurse e votoi një të Listës Serbe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Reshitaj përmes një adresimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar VV-në për standarte të dyfishta, pasi sipas tij, partia e Albin Kurtit për vite të tëra ka ndërtuar kauzën kundër Listës Serbe.

Reshitaj ka thënë se si u bë që deputetët e VV-së nuk e votuan një kandidate shqiptare për nënkryetare të Kuvendit, derisa votat i dhanë për një tjetër nga komuniteti serb.Madje, sipas saj, VV-ja e ka quajtur Listën Serbe edhe si parti terroriste.

Fundamenti

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, duhet të shihet me më shumë vëmendje. VV-ja për vite të tëra ka ndërtuar një kauzë të fuqishme politike kundër Listër Serbe, duke e cilësuar atë edhe si organizatë terroriste, e të cilën kurrë nuk e dënoi institutcionalisht, sot e votoi për nënkryetare. Pse u krijua ajo kauzë kundër Listës Serbe? Por, kontradikta bëhet edhe më e thellë, maskat zhvishen edhe më shumë. VV-ja nuk kishte votë për një kandidate shqiptare, por kishte votë për një kandidate serbe”, ka thënë Reshitaj.Ajo ka thënë se ka votuar kundër kandidates së Listës Serbe dhe gjithmonë do të veprojë njëjtë, sidomos pas asaj që ka ndodhur në Bansjkë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Reshitaj ka drejtuar një mori pyetjesh për deputetët e VV-së që dhanë votën pro kandidates së Listës Serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.