FIDANISHTJA

Farkëtarët

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Bujar Salihu

Pështyjnë duart me rrebesh
Pastaj shtrëngojnë me dashuri
Bishtat e lëmuar të çekanëve të rëndë

Zakonisht godasin në pikë
S’ia huqin edhe kur rebelohet

Me goditje precize
Kalitin heshtjen
E gjallë të hekurit

Mes makthit të të rrahurave
Mprehin durimin e epur

Uji Dea

Kur u nxehet shumë nga të rënat
I bien edhe më shumë
Edhe më fort

Kur rrezikon të marrë zjarr
Kokën ia mbajnë të ftohtë
Kur edhe duke ja zhytur
Në kazanin e madh me ujë të turbullt

Pastaj e nxjerrin prapë mbi kudhër
E rrahin e përkulin e lëmojnë

Derisa heshtja t’i marrë formë
Farkëtarët
këta fisnikë të zellshëm

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.