UBT

Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandë në kufi, sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Njësia Task-Forcë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, sot me datë 08.04.2022, rreth orës 11:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë e kaltër, me targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar.

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale. Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra”etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës

FIDANISHTJA

Me rast është duke u marr Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe Doganën e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.