ARKATANA

1,764 gjoba në një javë në rajonin e Gjilanit, Policia raporton edhe 35 aksidente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 1,764 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 25 shtator deri më 1 tetor 2026.

Sipas njoftimit të Policisë, gjobat janë shqiptuar në kuadër të implementimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në rajonin e Gjilanit.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka hetuar gjithsej 35 aksidente trafiku, prej të cilave 16 aksidente me dëme materiale dhe 19 aksidente me persona të lënduar.

Në kuadër të kontrolleve në trafik, janë shqiptuar edhe:

63 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes;

Hidromorava

74 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë;

51 masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

Policia ka veçuar në mënyrë të veçantë ndalimin dhe parkimin e automjeteve në trotuare, duke theksuar se hapësirat e dedikuara për këmbësorë duhet të mbeten të lira.

“Trotuari u takon këmbësorëve, fëmijëve dhe të moshuarve. Mos u bëj shkaktar i rrezikimit të jetës së tyre”, thuhet në apelin e Policisë Rajonale të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.