Eko Higjiena

Ndalohet një roje pylli në Kamenicë për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ Gatishmëria 2026 me aplikimin e masave të veçanta hetimore dhe vëzhgimit me paisje – Dron, nën dyshimin e bazuar për Keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ndaluar të pandehurin S.H, për shkak të dyshimit se i njëjti në cilësi të zyrtarit të Agjencionit Pyjor të Kosovës / Rajoni Kamenicë, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke damkosur dhe lëshuar fletë përcjellje për masë drusore të sjellura në mënyrë ilegale nga Republika e Serbisë, për në fshatin Shahiq, Komuna e Kamenicës.

Me çka, këto veprime, i pandehuri S.H, dyshohet me bazë ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

ARKATANA

Pas pranimit të Kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe ka paraqitur Kërkesën për caktimin e Paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.