UBT

Supa më e ngrohtë e dimrit, trahananë nuk e keni gatuar asnjëherë kështu

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në këto ditë të ftohta, një prej ushqimeve më të ngrohta dhe më të shijshme është edhe trahanaja.

Receta tradicionale turke është e vjetër dhe e dashur edhe për ne.

Kush nuk i mban mend mëngjeset apo mbrëmjet e ftohta kur gjyshet na vinin përpara trahananë për t’u ngrohur?

Zakonisht, trahanaja është një ushqim i përgatitur në shtëpi, nga brumi i ardhur i gatuar me kos dhe miell gruri (brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e thërrmohet; një lloj qulli pak i thartë që bëhet me këtë brumë).

Procesi i fermentit të trahanasë, i cili ndodh gjithmonë në verë, për shkak të tharjes në temperatura të larta, ka disa përbërës shumë të thjeshtë.

Sipas recetës turke, përbërësit janë: kos i thjeshtë, miell, piper i kuq, qepë dhe domate.Po kështu, trahanaja atje serviret në dy variante: e thatë dhe likuide.

Lloji më i zakonshëm i trahanasë është kjo e dyta, e cila është shumë më e thjeshtë për t’u bërë gati si supë.

ARKATANA

Megjithatë, edhe nëse ju keni në shtëpi një trahana të thjeshtë (sipas recetës shqiptare vetëm me kos e miell gruri), mund të ndërtoni me të një supë jo të zakonshme.

Ja se si:

Përgatitja:

Për të përgatitur supën, fillimisht hidh trahananë në një tas me ujë të ngrohtë bashkë me erëza (piper i kuq, spec i kuq i bluar ose edhe pak piper të zi).

Në një tigan skuq për disa minuta një kokërr qepë derisa të marrë ngjyrë transparente. Një kokërr domate, të cilën e ke grirë më parë imët, përzieje me qepët.

Pas kësaj, hidh trahananë tashmë të zbutur në ujë të ngrohtë. Nëse ka nevojë edhe për pak ujë, shto duke e kontrolluar që supa të ketë një lëng të trashë.

Në fund rregulloje shijen me gjalpë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.