Dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, Gjykata cakton masën e sigurisë
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F.P. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës – forcës e detyron të dëmtuarën V. D. të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, me ç’rast i shkakton lëndime trupore dhe e njëjta për shkak të lëndimeve trupore detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale dhunimi.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penal./rajonipress/


