HW

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre shtatë aktakuza për vepra të ndryshme penale

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, tri (3) aktakuza janë ngritur kundër tre personave për veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, ndërsa dy (2) aktakuza të tjera kundër dy personave për veprën penale “vjedhje”.

KKVITI

Po ashtu, një (1) aktakuzë është ngritur për veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa një tjetër për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria ka bërë të ditur se rastet janë proceduar në gjykatën kompetente për shqyrtim të mëtejmë, ndërsa mbetet në përgjegjësinë e organeve të drejtësisë që të vendosin lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve, në përputhje me ligjin në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.