UBT

Në Grac të Austrisë promovohet libri ‘‘Kosova: Lufta e heshtur’’

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Para bashkatdhetarëve tanë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri Zef Mazi prezantoi librin e tij ‘‘Kosova: Lufta e heshtur. Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)’’. Në të përfshihet një dekadë e tërë në të cilën filloi procesi i cili shtroi rrugën e bërjes së shtetit të Kosovës. Ishte ky një bashkëorganizim i Institutit Albanologjik në Grac, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme, mësimdhënës, intelektualë, studentë dhe aktivistë të komunitetit tonë, ndër ta edhe don Pren Kola, meshtar dhe udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Austri.

Pas Tiranës, Prishtinës dhe Vjenës edhe në Grac u promovua libri që dëshmon përkushtimin e një grupi të vogël diplomatësh të Republikës së Shqipërisë që u bënë zë i fuqishëm në krahë të Kosovës në kohën kur ajo nuk kishte mundësi që të artikulonte kërkesat e veta në tavolinën e bashkësisë ndërkombëtare.

Në emër të Institutit Albanologjik në Grac, të pranishmit fillimisht i përshëndeti nikoqiri dhe kryesuesi i këtij institucioni, Fatos Kryeziu. Më pas, Valon Krasniqi, Ministër-Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, në emër të shtetit të Kosovës shprehu mirënjohje për këtë botim të Ambasador Mazit, i cili ishte dëshmitar dhe protagonist i ngjarjeve që shënuan një epokë të rëndësishme të njohjes së botës me çështjen e Kosovës dhe si e tillë vazhdon të mbetet në kujtesën e popullit të saj. Ai po ashtu shprehu mirënjohje për tërë atë angazhim që, në saje edhe të kontributit të diplomacisë shqiptare, rezultoi me mbështetje të fuqishme nga shtetet demokratike.

Në pjesën kryesore të mbrëmjes u zhvillua një bashkëbisedim me autorin e librit, Ambasadorin Zef Mazi, të cilin e udhëhoqi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’. Ai fillimisht theksoi se Zef Mazi ka qenë edhe Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore dhe në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Filolog, historian dhe jurist Mazi i ka kushtuar një pjesë të konsiderueshme të punës së tij profesionale Kosovës duke qenë një përkrahës i sinqertë i lëvizjes për pavarësi dhe bashkëpunëtor i ngushtë i qeverisë së saj në ekzil, sidomos i Kryeministrit Bujar Bukoshi dhe Presidentit Ibrahim Rugova

Në adresimin e tij Ambasadori Mazi, ndër të tjera, theksoi se për këtë botim ai ka trajtuar më shumë se gjashtë mijë faqe materiale të ndryshme te përpiluara nga vetë ai dhe se shkrimi i librit i ka marrë rreth dy vite kohë. Në të përfshihen edhe protokolle dhe fotografi, duke dokumentuar kështu me fakte rrethanat dhe protagonistët kryesorë që, me theks të veçantë në vitet 1991-1999, u bënë pjesë e historisë së shtetit më të ri në Evropë. Sipas tij ‘‘Ky është libër historik, jo artistik apo letrar. Ai pasqyron edhe koordinimin dhe harmonizimin e qëndrimeve me përfaqësuesit legjitim të Kosovës përderisa në instancat më të larta botërore Shqipëria foli për Kosovën por, për shkak të specifikave në marrëdhëniet ndërkombëtare, jo dhe në emër të saj’’.

Eco Higjiena

Në pjesën e dytë të Ambasador Mazi iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve, të cilat kishin të bënin kryesisht me rolin e shteteve dhe diplomatëve të vendeve mike në lobimin për pavarësinë e Kosovës, perspektivën e integrimit në BE të shteteve të Ballkanit, ndryshimet e mundshme politike në aspektin global në rast të ardhjes eventuale në pushtet të partive të djathta, unifikimin e faktorit shqiptar, përvojave specifike përgjatë ushtrimit të profesionit të diplomatit, profilin e diplomatit bashkëkohor, etj.

Kësaj mbrëmje kulturore i dhanë intonacion të veçantë edhe pjesët muzikore në violonçel të interpretuara nga Marigona Komani.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo sivjet feston 15-të vjetorin e krijimit dhe është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Me një qasje serioze dhe cilësi në organizimin e më shumë se 80 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj. Ajo po ashtu ka bashkëpunim shumë domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.

Aktiviteti i saj i radhës do të jetë një orë letrare me shkrimtaren nga Shqipëria, Mimoza Ahmeti, që do të mbahet me 16 tetor 2026 në Vjenë në bashkëpunim me shoqatën ‘’KA’’ dhe Trupën Kombëtare të Baletit të Kosovës. Po ashtu pritet që në nëntor të këtij viti në Vjenë të mbahet edhe një aktivitet tjetër letrare, kësaj here me njërin nga autorët më të lexuar shqiptar, Ben Blushin./rajonipress/antonmarku/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.