UBT

Një vajzë e mitur gjendet pa shenja jete në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Uji Dea

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/