Hidromorava

Gjilani me barazim në Skenderaj humb kreun e tabelës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kampioni vjeshtor Gjilani në hapje të edicionit pranveror në Skenderaj në ballafaqim me Drenicën ka ndarë pikët duke përfunduar me rezultat 1-1.

Në një ndeshje tejet të fortë me plot emocione të dy skuadrat kërkuan fitore por në fund ndanë pikët në 1-1. “Kuqezinjët” e Drenicës arritën të kalojnë në epërsi në mintën e 21, pas rishikimit të VAR-it gjyqtari i kësaj ndeshje akordon pikën e bardhë.

I pa gabuar nga pika e bardhë ishte Kreshnik Uka i cili mposht portierin Enea Koliqin 1-0. Futbollistëve të Gjilanit ju deshtë shumë kohë për të barazuar rezultatin, këtë e arritën në minutën e 71, Shend Kelmendi arrinë të mposht portierin Smakiqin në 1-1.

Fundamenti

Futbollistët e Gjilanit nga minuta e 77-të, kishin një futbollist më shumë në fushë, pas rishikimit të VAR-it, Fatlum Gashi ndëshkohet me karton të kuq. Mbas lojës së treguar në fushë, futbollistët e Gjilanit munden të jenë të kënaqur me një pikë të importuar.

Në javën e 20, Gjilani është mysafirë i Feronikelit. Gjilani me 36 pikë tani zë pozitën e tretë në tabelë./rajonipress/