United Hospital

Samir Ujkani flet për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen

/ 2 minuta lexim
HW

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka dhënë një intervistë për mediat sllovake në prag të përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë, duke folur për presionin, kundërshtarët dhe ambiciet e “Dardanëve” në këtë fazë të rëndësishme.

Ai fillimisht u ndal te rëndësia e ndeshjes, duke theksuar se kjo mund të mos jetë sfida më e madhe për Kosovën, nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë.

“Shpresoj të mos jetë ndeshja më e madhe, sepse nëse ia dalim në Sllovaki, do të kemi finalen e ‘play-off’-it në Prishtinë dhe ajo do të jetë ndeshja më e madhe. Sigurisht, lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë”, u shpreh Ujkani.

Ai theksoi gjithashtu progresin e vazhdueshëm të ekipit kombëtar, duke nënvizuar se Kosova është në një fazë rritjeje dhe konsolidimi.

“Jemi në një fazë ku po rritemi dhe po bëjmë hapa të mëdhenj. Patëm një grup të vështirë kualifikues, jemi krenarë për atë që kemi arritur deri më tani dhe po bëhemi një ekip vërtet i mirë”.

ARKATANA

”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të fortë

Sa i përket shortit të “play-off”-it dhe kundërshtarëve potencialë si Rumania ose Turqia, Ujkani u shpreh realist, duke pranuar nivelin e lartë të konkurrencës.

“Do të jetë e vështirë. Është Kupa e Botës dhe të gjithë meritojnë të jenë në fazën eliminatore. Çdo ekip ka cilësi të lartë. Le të fitojë më i miri. Sigurisht që duam të fitojmë, do të ishte një gjë e madhe për ne, por do ta shohim”.

Në fund, ai dha edhe një vlerësim për atë që pritet të vendosë fatin e ndeshjes në stadiumin ‘Tehelne Pole’ në Bratisllavë.

“Detajet. Ekipet që arritën në fazën eliminatore meritojnë të jenë atje. Kombëtarja sllovake është shumë e mirë, por sipas mendimit tim, detajet do të vendosin”, përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.