Gerhard Progni e shpall Gjilanin kampion vjeshtor
“Bardhëkuqet” e Gjilanit në javën e fundit të edicionit vjeshtor, në derbin e javës kanë mposhtur Ballkanin në Suharekë me rezultat 0-1. Ballkanit nga kjo ndeshje i nevojitej edhe barazimi për tu shpallur kampion vjeshtor, por këtë nuk e lejoji futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës, Gerhard Progni i cili në minutën e 75 me euro gol nga 22 metra me gjuajtje të fuqishme gjen këndin e epërm të portierit Frashëri, duke i sjell tri pikë të reja skuadrës së tij për tu shpallur kampion vjeshtor, njeherit ky ishte goli i 12 në këtë stinorë.
Në një ndeshje tejet të fortë të dy skuadrat treguan kualitetet e tyre,të cilët kishin disa gjysmë raste shënimi por kryesisht të pa rrezikshme për portierët Frashri e Koliqi. Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, deklaroi.
“Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt. Momentet më të mira të karrierës së tij dhe lojën më të mirë është duke e treguar në Gjilan, ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm. I falënderoj djemtë pasi kemi pasur ndeshje të fortë, kundërshtar të mirë që di të luaj futboll. Janë të gjithë lojtarë të mirë dhe kundërshtar që në momente ka qenë më i mirë se ne. Por ne e kemi shfrytëzuar përvojën e lojtarëve tanë, cinizmin. E kemi njohur kundërshtarin shumë mirë. Cale dhe Torrasa kanë qenë vendimtar te goli i Prognit, që ka qenë një gol spektakolar. Me të vërtet e kanë kuptuar edhe lojtarët strategjinë dhe i përshtatemi çdo kundërshtari për të arritur rezultat pozitiv. Jemi për titull kampion, jemi skuadër shumë e fortë dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira”.
Gjilani me 35 pikë shpallet kampion vjeshtor, i përcjellur nga Drita me 34, e Ballkani 33 pikë. Edicioni vjeshtor fillon me 6 shkurt në Kupën e Kosovës, ndërsa me 14 shkurt fillon stinori pranveror i Superliges./rajonipress/


