HW

Edon Zhegrova shpërthen ndaj Altin Lalës: Menaxher që i ka dëmtuar futbollistët e tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sulmuesi i Juventusit Edon Zhegrova ka reaguar ashpër duke e quajtur ish-futbollistin e Shqipërisë, Altin Lala, si një menaxher që i ka dëmtuar futbollistët e tij.

Lala ditë më parë dha kritika për Zhegrovën derisa ishte në një podcast për “Telesport”, ku deklaroi se ylli i Kosovës sikur të punonte më shumë do të luante thuajse në secilën ndeshje të skuadrës italiane, megjithatë shkaku që është i fokusuar te veturat, e orët rolex është në këtë situatë.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Zhegrova, i cili në “InstaStory” shkroi se “falë punës dhe sakrificës” ka mbërritur të luajë për “Zonjën e Vjetër”.

Reagimi i plotë:

“Ky nuk është i rëndësishëm aspak, por po vendosi pak të reagoj kësaj radhe. Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tij”.

FIDANISHTJA

“Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen. Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bënë çdo ditë”.

“Po të ishte ashtu si thotë ky dhe shumë të tjerë, unë do të isha i fokusuar në gjërat e tjera dhe nuk do të isha në një klub me renome botërore si Juventusi”.

“Pastaj para se të shkoja te Juventusi kanë qenë fjalët e njëjta gjithmonë, jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime. Gjithmonë krenar”.

Lala përndryshe është pjesë e agjencisë “Alf Sports”, ku kanë disa lojtarë përfshirë Milot Rashicën./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.