Aksidente trafiku me lëndime, në Radivojcë e Rogoqicë
Gjilan – Në fshatin Radivojcë, të Vitisë, i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasoj, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi dhe një pasagjer), të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Edhe në fshatin Rogoqicë, të Kamenicës, i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin, e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


