ARKATANA

E trishtë në Pozheran: Ndahet nga jeta Nazim Pira, 61-vjeçari që dyshohet se u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pozheranin e Vitisë, ku ka ndërruar jetë 61-vjeçari Nazim Pira, i cili, sipas dyshimeve fillestare, humbi jetën pasi u rrëzua në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe komunitetin lokal, ndërsa reagime ngushëllimi kanë ardhur nga institucione dhe personalitete të ndryshme.

Klubi Futbollistik Vllaznia Pozheran e kujtoi Nazim Pirën si një nga mbështetësit më besnikë dhe më të përkushtuar të klubit, duke theksuar se ai ishte gjithmonë pranë ekipit në momentet më të rëndësishme, me dashuri dhe përkushtim të sinqertë për sportin dhe vendlindjen.

Ngushëllime për familjen Pira ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili, në emër të institucionit që drejton dhe në emrin e tij personal, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nazim Pirës.

UBT

“Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për largimin nga kjo botë të familjarit tuaj, Nazim Pira. Në këto çaste të vështira bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë tuaj. Ai do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona për sinqeritetin njerëzor dhe familjar. Zoti e bekoftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Halitit.

Në mesazhin e tij, kryetari i Vitisë u ka shprehur ngushëllime familjes, farefisit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Nazim Pirën, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i gjallë për virtytet e tij njerëzore dhe respektin që gëzonte në komunitet.

Vdekja e Nazim Pirës ka lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe bashkëqytetarët, të cilët do ta kujtojnë si një njeri të urtë, të ndershëm dhe të respektuar, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.