Uji Dea

Valon Berisha e Arbër Zeneli arrijnë në Kosovë, të gatshëm për ndeshjet e marsit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Dy futbollistët e ekipit francez Reims, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli kanë arritur më në fund në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Valon Berisha përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

“Ditë e gjatë. Më në fund këtu” – shkroi Berisha duke ia bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës.

ARKATANA

Sot gjatë ditës edhe Arbër Zeneli edhe Valon Berisha postuan video gjatë udhëtimit për në Kosovë.

Para disa ditësh, Ligue 1 mori vendim për të mos i lejuar lojtarët që do të udhëtojnë jashtë vendeve të Bashkimit Evropian, megjithatë të dy yjet e Kosovës u liruan nga klubi francez. /Gazeta Express/