Hidromorava

Leart Paqarada kërkon “hakmarrje” ndaj ish-skuadrës së tij

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“Mezi e pres ndeshjen”. Kështu ka thënë Leart Paqarada për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Sandhausenit.

Në këtë skuadër, mbrojtësi i Kosovës ka luajtur gjashtë vjet para se të kalonte te St. Pauli në verën e vitit që lamë pas, shkruan “Zeri.info”.

Paqarada ishte përballur me ish-skuadrën e tij edhe në tetorin e kaluar, por kishte pësuar humbje.

FIDANISHTJA

“Tani me të vërtetë dua hakmarrje”, ka thënë Paqarada.

Kosovari është njëri prej futbollistëve më në formë te St. Pauli.

Ndonëse po e kryen mirë punën e mbrojtësit, Paqarada ka realizuar edhe një gol dhe dy asistime. /Zeri.info