Fundamenti

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë vetëm edhe 9 ditë në dispozicion për zgjedhjen e presidentit, ose vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, sipas vendimit të Gjykatës Kushetuese.

Por, si e sheh këtë situatë, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa? Ky i fundit thotë se në situatën e krijuar, vendi ka nevojë shumë më tepër të ketë organe të kosoliduara shtetërore.

“Është procesi i Hagës, ballafaqimi me ndryshimet e mëdha gjeopolitike dhe situatën e rëndë ekonomike, të cilat kërkojnë shtet të organizuar dhe politika të qarta. Sa i përket profilit për presodent, atë e ka përcaktuar Kushtetuta; ai /ajo bëhet jopartiak në momentin që zgjedhet, pa e marrë detyrën, ndërkaq konsesual për shumicën bëhet kur i merr votat e nevojshme”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

Mobi Casa

Më tutje, ai ka thënë se është i mendimit se do të ishte politikisht e shëndetshme të arrihet pajtimi që kandidati për president të propozohet nga opozita.

Mustafa thotë se vota është vullnet i lirë dhe përgjegjësi e deputetëve./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.