FIDANISHTJA

Jurgen Klopp e Salah me fjalë të mëdha për asistimin e Xherdan Shaqirit kundër West Hamit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka lavdëruar paraqitjen e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqirit në ndeshjen e sontme ndaj West Ham Unitedit, shkruan “Zeri.info”.

“Të Kuqtë” fituan me rezultat 1:3 ndaj londinezëve dhe protagonist në golin e dytë të Liverpoolit ishte Shaqiri që asistoi për egjiptianin Salah.

Klopp tha në konferencë për shtyp se topi i fundit nga Shaqiri ishte i jashtëzakonshëm.

Uji Dea

“Topi i fundit i Shaqirit ishte i jashtëzakonshëm. Ai ka luajtur vërtetë mirë dhe ndoshta ka mundur të luaj 90 minuta. Por kjo është problem për momentin, pasi nuk e dimë për të. Ai nuk ka luajtur shumë ndeshje dhe kishte ato probleme me lëndime. Unë vazhdimisht brengosem për lëndimet dhe po mundohemi të ruajmë të gjithë”, ka thënë Klopp në konferencë për shtyp.

Edhe egjiptiani që realizoi golin pas asistimit maestral nga Shaqiri ka thurrur lëvdata për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit.

“Ishte top i mirë nga Shaqiri. Dua t’ia jap atij meritat po ashtu pasi ishte top shumë i mirë prej tij”, ka thënë Salah për faqen zyrtare të klubit. /Zeri.info