KH Drita në konkurrencën e femrave mban kuvendin e saj, rizgjedhë kryetar Avni Bllacën
Nën masat e rrepta të pandemisë COVID-19, KH Drita ka mbajtur kuvendin zgjedhor të saj duke rizgjedhur kryetarin e saj dhe bordin e kësaj skuadre.
Të pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishin edhe përfaqësuesi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Bajram Isufi, si dhe përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit, Armend Misini.
Gjatë kuvendit zgjedhor të KH Drita në konkurrencën e femrave, u diskutua në të shumtën e rasteve se KH Drita është në një gjendje të vështirë financiare, sa në të shumtën e rasteve ka probleme për ta përmbyll kampionatin. Gjithashtu, u diskutua se shumë shpejt do ta funksionalizojnë shkollën e hendbollit në përkrahje të shkollave të mesme dhe në përkrahje të prindërve që KH Drita të kenë në të ardhmen rezultate kulminante.
Kryetari Avni Bllavca ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe FHK, për përkrahjen dhe ndihmat të cilat ka përfitu KH Drita, poashtu është apeluar që për avancimin e femrës në jetën sportive e sidomos në lojën e hendbollit bizneset nga Gjilani t’ju dalin në ndihmë këtyre hendbollisteve të talentuara.
Në mënyrë unanime në Kuvendin Zgjedhor të KH Drita edhe për katër vite ju ka besuar që kryetar i saj të jetë Avni Bllaca, nënkryetar Rifat Shabani, nënkryetare Albiona Kqiku, ndërsa anëtar të kryesisë janë përzgjedhë: Hysen Salihu, Selami Bllaca e Zijadin Hasani, sekretar i klubit është përzgjedhë Jonuz Jonuzi. Ndërsa Selami Bllaca është përzgjedh delegat në FHK.
Gjatë këtij Kuvendi u aprovua edhe rregullorja e punës në KH Drita.
Kryetari i KH Drita, Avni Bllaca, pas kuvendit zgjedhor ka deklaruar.
“Edhe pse në kushte tejet të vështira, por fal bashkëpunëtoreve në klub po arrijmë të mbijetojmë, secili po jep kontribut të veçantë për sukseset e klubit, poashtu dua t`i falënderoj edhe hendbollistët për sakrificën e tyre që po japin për të mirën e hendbollit Gjilanas, ky Kuvend Zgjedhor edhe një herë dëshmoi se vetëm me punë profesionale arrihet gjithçka, unë do të angazhohem dhe do të jap gjithçka nga vetja për të mirën e hendbollit të KH Drita pasiqë qyteti i Gjilanit ka nevojë për një klub të fort siç është KH Drita, dhe shpresoj se më në fund edhe bizneset nga Gjilani do të kontribuojnë për të mirën e këtyre hendbollisteve të cilat janë mjaft të talentuara”.


