United Hospital

Gjiganti turk e do Myrto Uzunin – sulmuesi mund të kthehet në Evropë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Skuadra turke Trabzonspor po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit të Shqipërisë, Myrto Uzuni.

Mediumi turk “Habergo” ka raportuar të martën se klubi nga Trabzoni është duke e monitoruar nga afër situatën e 30-vjeçarit, i cili aktualisht luan në MLS te Austin.

Sipas raportimit, paraqitjet pozitive të Uzunit në këtë edicion me Austinin kanë bërë që Trabzonspor të rikthehet në skenë, duke e parë atë si profil të përshtatshëm për ta përforcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Uzuni ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të vitit të ardhshëm, çka do të thotë se çdo lëvizje eventuale do të kërkonte marrëveshje mes dy klubeve.

United Hospital

Trabzonspor, sipas të njëjtit burim, kishte tentuar ta siguronte shërbimet e tij edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por transferimi nuk u realizua.

Sulmuesi shqiptar u transferua te Austin vitin e kaluar nga Granada për një shumë të raportuar prej 12 milionë eurosh, duke u bërë një nga afrimet më të mëdha të klubit amerikan.

Tranbzonspori aktualisht në skuadër ka Ernest Muçin, i cili u ble nga Besiktas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.