Kemal Ademit nuk po ia do te Fenerbahçe, merr ofertë nga klubi tjetër turk
Kemal Ademi nuk ka arritur ta tregojë potencialin e tij te klubi i madh turk, Fenerbahçe.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova me shumë gjasë do të largohet në këtë afat kalimtar nga klubi turk, shkruan “Zeri.info”.
Megjithatë, ish-futbollisti i Baselit mund të mbetet në Superligën e Turqisë.
Për të interesim ka shprehur klubi tjetër turk, Fatih Karagumruk.
25-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në dhjetë ndeshje me Fenerbahçen këtë edicion.
“Fanatik” raporton se Fenerbahçe e ka mirëpritur ofertën e Karagumruk për Ademin. /Zeri.info


