Hidromorava

Në dy javët e para, asnjë rast i infeksionit me COVID-19 në shkollat e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Që prej fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, asnjë rast i infeksionit me COVID-19 nuk është regjistruar në shkollat e Gjilanit, përfshirë institucionet parashkollore, shkollat fillore e të mesme.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka bërë thirrje për kujdes të vazhdueshëm, në mënyrë që shkollat t’i mbajmë të hapura dhe të parandalohet mësimi online.

Uji Dea

“I lumtur që në shkollat e Gjilanit gjendja është stabile me Covid-19 dhe nuk kemi të shënuar raste që nga fillim i periudhës së dytë mësimore, edhe pse shkollat e mesme të ulta, procesin mësimor në e zhvillojnë me orar të rregullt dhe të plotë”, ka thënë Gagica./rajonipress/