Eko Higjiena

Arrihet marrëveshja, në UP do të ketë afat të nëntorit dhe prillit

/ 2 minuta lexim
HW

Tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, të cilët njoftuan se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së.

KKVITI

Sipas njoftimit, ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.

“Me kërkesën e Parlamentit Studentor, është aprovuar faza dyvjeçare e tranzicionit për afatet e rivlerësimit (Nëntor/Prill). Pas miratimit në Senatin e Universitetit, këto afate do të aplikohen në të gjitha njësitë akademike të UP-së gjatë kësaj periudhe tranzitore. Parlamenti Studentor ka falënderuar Rektorin e UP-së, prof. Arben Hajrullahu, si dhe prorektorët Adem Beha dhe Majlinda Zhitija Gjelaj, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të kërkesave studentore. Po ashtu, një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe të gjitha organizatave studentore që kontribuan në këtë proces. Parlamenti Studentor ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zë i kërkesave të të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës, pa dallime”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.