Interesim i jashtëzakonshëm për studime Master në UBT, këto janë programet që po zgjedhin të rinjtë
Të rinjtë nga Kosova dhe rajoni po tregojnë interesim të madh për studimet Master në UBT, duke zgjedhur programe të orientuara drejt specializimeve, zhvillimit profesional dhe ndërtimit të një karriere të qëndrueshme, duke përfituar njëkohësisht nga fleksibiliteti i studimeve dhe përshtatja e tyre me angazhimet profesionale.
Me një ofertë të gjerë akademike, UBT u mundëson studentëve të zgjedhin ndërmjet fushave të ndryshme, nga biznesi dhe teknologjia, deri te inxhinieria, drejtësia, arkitektura, shkencat politike, psikologjia, shëndetësia, ushqimi, bujqësia dhe fushat e tjera profesionale.
Programet në nivelin Master në UBT:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Inxhinieria e Trafikut dhe Transportit
Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
Inxhinieri e Mekatronikës
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
E Drejta Penale
E Drejta Civile dhe Pronës
E Drejta Komerciale
Gjuhë, Media dhe Komunikim
Politika Publike dhe Menaxhim
Shkenca Politike
Studime të Sigurisë
Psikologji
Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
Shëndet Publik dhe Menaxhim
Biokimi
Shkencat Paramjekësore
Agrikulturë dhe Mjedis
Shëndet dhe Aktivitet Fizik
Veçantia e ofertës akademike të UBT-së qëndron edhe në ndërthurjen e njohurive teorike me përgatitjen praktike, duke synuar që studentët të jenë të gatshëm për sfidat e tregut bashkëkohor të punës. Programet janë të konceptuara për t’u mundësuar studentëve avancimin në profesionin e tyre, ndryshimin e fushës së karrierës apo përgatitjen për studime të mëtejshme akademike.
Përmes qasjes në teknologji moderne, infrastrukturës bashkëkohore, stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar dhe mundësive për bashkëpunime me industri dhe kompani prestigjioze botërore, studentët kanë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për profesionet e së ardhmes.
Programet Master në UBT ofrojnë diplomë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa gama e gjerë e specializimeve u jep mundësi studentëve që të zgjedhin programin në përputhje me interesat, profesionin dhe objektivat e tyre të karrierës.


