ARKATANA

Behrami 35 vjeç por nuk di të ndalet, gati transferimi në Rusi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Valon Behrami pritet të largohet nga Genoa në deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Sky Italia raporton se Zeniti i Shën Petersburgut është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar, transmeton Indeksonline.

35 vjeçari ka një vit që luan te Genoa, ku ka regjistruar 30 paraqitje në Serie A.

FIDANISHTJA

Në dy dekadat e fundit, Behrami ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur tek disa skuadrat më të njohura evropiane si, Lazio, Napoli, West Ham, Fiorentina, Watford e Udinese.

Ai poashtu ka marrë pjesë katër herë në kampionatin botëror të futbollit./Indeksonline/