UBT

Ymeri: Në Kuvend pritet votimi i dy deklaratave për Hagën, por kërkesat e protestuesve nuk janë reflektuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka bërë të ditur se në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës pritet të hidhen për votim deklarata lidhur me çështjen e Hagës.

Ymeri ka thënë se janë përgatitur dy deklarata, një nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe një nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Sipas saj, votimi i këtyre deklaratave po bëhet paralelisht me protestat e qytetarëve, të cilat, siç ka theksuar ajo, kanë disa kërkesa që nuk janë të përfshira në dokumentet që pritet të votohen.

“Për njoftim të opinionit, nesër në Kuvend priten të vijnë deklarata për votim për çështjen e Hagës. Deklaratat draft nga PDK edhe nga VV”, ka shkruar Ymeri.

FIDANISHTJA

Ajo ka kritikuar mungesën e një dialogu me përfaqësuesit e protestuesve para se çështja të sillet në Kuvend për votim.

“Çështja është se nuk është hapur asnjë bisedë apo debat me protestuesit për të parë se çfarë mund të bëjë Kuvendi para se të vijnë në rend dite për votim dy qëndrime, ndonëse nga përfaqësues të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Ymeri ka bërë të ditur se ka ftuar për takim përfaqësuesit e protestës, duke thënë se është e gatshme t’i takojë ata para fillimit të seancës plenare.

“Njëkohësisht mirëpres edhe mundësi për takim nga përfaqësues të protestës nesër nga ora 8:00 deri 10:00 në Kuvend, para se të nis edhe seanca në ora 11”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.