ARKATANA

Florent Hadergjonaj kompleton 90 minuta për Kasimpasën, vlerësohet mjaftueshëm

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kasimpasa është rikthyer te fitorja në kampionatin elitar të Turqisë, pas tri humbjeve radhazi, shkruan “Zeri.info”.

Kësaj radhe skuadra turke e mposhti Sivassporin me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Turqisë.

Në këtë përballje luajti për gjatë gjithë takimit edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj.

ARKATANA

Sajti i njohur “SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.2, Hadergjonajn

Lojtari “dardan” tash e një kohë aktivizohet rregullisht në skuadrën turk duke e fituar besimin e trajnerit. /Zeri.info