Fundamenti

Ramiz Krasniqi: Pandemia COVID -19 na humbi një gjeneratë të tërë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll U-19, Ramiz Krasniqi, tani e tetë muaj nuk ka mundur as të përgatitet me futbollistët e as të zhvillon garat për Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, që është një hendikep jashtëzakonisht i madh.

Kombëtarja e Kosovës U-19 për herë të fundit ishte tubuar në mesin e muajit shkurt të këtij viti, në turneun e madh të futbollit “Roma Caput Mundi” të Italisë ku njëherit ishte edhe fituese e këtij turneu të madh të futbollit duke mposhtur në finale Moldavinë me 1-0.

Për shkak pandemisë COVID-19, Kombëtares së Kosovës gjatë këtij viti i kanë humbur shumë talent pa u sprovuar.
“Më vjen shumë keq, kjo pandemi jo vetëm futbollit të Kosovës që i ka shkaktuar probleme por tërë globit botëror, ne kemi pasur gjatë këtij viti Ligën e Kombeve dhe Kampionatin Evropian por ka dështuar, kemi pasur një gjeneratë të madhe të talenteve kemi pasur plane të mëdha gjatë këtij viti por nuk u realizuan, pasi këtë e pamundësoi pandemia dhe ndjej keqardhje për të gjithë ata talenta si nga diaspora poashtu edhe futbollistëve vendor që nuk patën rastin të shprehin kualitetin dhe talentin e tyre për të mirën e futbollit, po ky ishte fati i tyre dhe i joni”, shprehet i mërzitur përzgjedhësi Krasniqi.

Eco Higjiena

Krasniqi thekson se mos zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare të këtyre talenteve është një hendikep jashtëzakonisht i madh.
“Ne përpos që jemi një shtet i vogël dhe sapo kemi filluar të shijojmë arenën ndërkombëtare është humbje e madhe si në cilësi poashtu humbje e madhe për vetë futbollistët që nuk arritën të shijojnë futbollin ndërkombëtar, me një fjalë dua t’ju them se pandemia ka bërë krim të madh me këtë gjeneratë, megjithëse ne kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që së paku të bëjmë një grumbullim pesë ditor në Kosovë, por na është refuzuar në mënyrë kategorike”.

Përzgjedhësi Krasniqi është mjaft optimist që së paku gjerë në pranverë gjërat të bien në vendin e duhur.
“Uroj që në pranverë pandemia të ul intensitetin e saj dhe prapë të jemi së bashku me futbollistët, por gjithçka varet nga UEFA e FIFA pasi në vitin e ardhshëm prapë na presin sfida të reja futbollistike”.

Krasniqi ndër të tjera ka porositur që të gjithë futbollistët që i kishte në dispozicion gjerë në muaj shkurt të ushtrojnë dhe mos ti humbin shpresat, sepse ne jemi ata që ju vëzhgojmë dhe nuk ju harrojmë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.