ARKATANA

Goli i Berishës, kualifikon Reims në rrethin e tretë të Europa Ligë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Goli i Valon Berishës ka qenë vendimtarë për Reims që të kalojë në rrethin e tretë të Europa Ligë. Berisha në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe goli i tij doli të jetë vendimtar për skuadrën franceze. Në këtë ndeshje ka luajtur për 4 minuta edhe Arbër Zeneli, pasi që u zëvendësia në minutën e 90-të.

Valon Berisha ka qenë krucial sonte me golin e tij që shënoi kundër Servette në Zvicër.

Berisha shënoi një gol në minutën e katër të ndeshjes pasi që mori një top të mirë nga Dereck Kutesa për të shënuar golin e parë në këtë takim dhe të vetmin që i dha fitoren skuadrës franceze.

Pjesën e parë Reims ishte më e mirë dhe kishte edhe shansat e edhe posedimin, por në pjesën e dytë ishin zviceranët ata që sulmuan më shumë francezët.

KKVITI

Megjithatë, në fund ishin francezët që avancuan tutje.

Ky është goli i parë i Berishës që shënon për skuadrën franceze pas transferimit të tij nga Lazio për 5 milionë euro në këtë afat kalimtar.

Reims në rrethin e tretë të Europa Ligë do të përballet me skuadrën hungareze të Fahrevar, ndeshje kjo që do të zhvillohet pas një jave në Hungari. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.