HW

The Athletic: Granit Xhaka, transferimi i sezonit në Angli

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Plot 189 transferime u realizuan në Ligën Premier para dhe gjatë edicionit 2025/26, por sipas mediumit të njohur sportiv “The Athletic”, lëvizja më e goditur e sezonit ishte kalimi i Granit Xhakës te Sunderlandi.

Ky vlerësim është pasqyruar edhe nga televizioni zviceran SRF, i cili e cilësoi si një nder të madh për mesfushorin 33-vjeçar, me transferimin e tij që u rendit i pari pas një votimi, duke lënë pas emra të rëndësishëm si Rayan Cherki (Manchester City) dhe Michael Kayode (Brentford).

Arsyeja kryesore pse Xhaka u veçua si “transferimi i sezonit”, sipas “The Athletic”, nuk lidhet vetëm me shifrat apo emrin, por me ndikimin e drejtpërdrejtë te skuadra.

“Edhe lojtarë gjenialë si Cherki nuk e kanë transformuar ekipin në mënyrën që e ka bërë Xhaka. Ai solli një kulturë të re në klub, brenda dhomës së zhveshjes dhe në gjithë qytetin”, shkruan mediumi britanik.

“The Athletic” ka vlerësuar veçanërisht përvojën, cilësitë e lidershipit dhe gatishmërinë e tij për të qenë i rëndësishëm si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese.

HW

Xhaka u transferua verën e kaluar nga Bayer Leverkusen dhe menjëherë mori shiritin e kapitenit, duke u bërë figura kryesore e projektit të trajnerit Régis Le Bris.

Me Xhakën në krye, Sunderlandi – i sapongjitur në elitë – e mbylli sezonin në vendin e shtatë, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës.

Për klubin anglez, ky është një rikthim historik në arenën evropiane, pasi hera e fundit kur kishte luajtur në Evropë ishte në edicionin 1973/74, në Kupën e Fituesve të Kupave, ku u eliminua në raundin e dytë nga Sporting Lisbona.

Pas këtij sezoni të madh në Angli, Xhaka gradualisht e kthen fokusin te Botërori 2026, ku pritet të jetë sërish kapiten dhe lider i padiskutueshëm i Zvicrës. Turneu që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të jetë Botërori i katërt për strategun e mesfushës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.