Fushat e futbollit me bari artificial janë të dëmshme
Nga Sylejman Ismajli – Një ndër “lulëzimet” që janë bërë pas luftës në Kosovë janë edhe fushat me bar artificial që të rinjët, futbollistët dhe njerëzit të rekreacionit të futbollit i vizitojnë këto fusha pa i ditur pasojat për shëndetin e tyre.
Ata të cilët luajnë në këto fusha, e kanë vërtetuar se në këto fusha janë disa toptha të zinjë e të vegjël të gomës të cilat janë kancerogjene me pasoja shumë të rënda për jetën e njeriut. Këta “topa” janë të dëmshëm duke çliruar aromë toksike dhe janë shumë të rrezikshëm në frymëmarrjen e atyre që i vizitojnë këto fusha të futbollit.
Gjëja ma tragjike e këtyre stadiumeve janë pasiqë disa klube siç janë: Ballkani, Llapi, Liria, Ferizaj etj, dhe të cilat disa janë anëtare të Superligës e shumë klube tjera të Kosovë ndeshjet e tyre i zhvillojnë po në këto stadiume, çka është tmerrësisht e dëmshme, por lirisht mund të themi se çdo klub ka fusha të tilla ku së paku stërvitjet e tyre i zhvillojnë çdo ditë.
Topthat e zinjë e të vegjël të gomës, përmbajnë hidrokarbone kancerogjene, ato janë shumë të dëmshme sidomos nëse futen ne plagët e futbollistëve, poashtu këto fusha fatkeqësisht janë aq speciale që dëmtojnë me të madhe ligamentet e futbollistëve.
Ndër më të rrezikuarit janë portierët pasiqë ata kanë kontakt me dyshemenë e fushave dhe në shumë raste këta toptha të zinjë ju hynë në gojë, sy, veshë e hundë.
Është për tu befasuar se si gjerë më tani askush nuk është marrur me problemet e këtyre stadiumeve, të cilat çdo ditë e më tepër po i shkatërrojnë futbollistët dhe rininë Kosovare.
Në shtetin e Kosovës në çdo qytet ka me dhjetëra stadiume me bar sintentik, dhe gjerë më tani nga askush nuk është testuar asnjë stadium për kriteret që i posedojnë.
Në këto fusha të mbuluara që janë të kobshme për futbollistët, në mesin e tyre kemi edhe fusha të cilat kanë tretman krejtësisht tjetër dhe të cilat nuk janë kancerogjene.
Njeriu i cili ka vlerësuar se këto fusha janë kancerogjene është edhe Xhelal Osmani nga Ferizaj, i cili i posedon dy fusha tejet cilësore “Mercedes Arena”.
“Futbollin gjithmonë e kam dashur dhe kam qenë i interesuar që futbollistëve t’ju bëj kushte që dashurinë që kanë ndaj futbollit mos ta shndërrojnë në hidhërim dhe për këtë jam shumë i kënaqur me kushtet të cilat i ofrojë në dy stadiumet të cilat i posedojë”, ka bërë të ditur pronari i stadiumeve të mbuluara “Mercedes Arena”, Xhelal Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se çka përmbajnë dy stadiumet e tij në Ferizaj.
“Këto dy stadiume të cilat kam investuar shumë nuk janë kancerogjene, këto nuk janë me goma të riciklueshme që jam i bindur se janë kancerogjene, këto janë të shtruara me syngjer dhe me tepih adekuatë të cilat janë të importuara nga Turqia për fusha të futbollit ku për çdo ditë pastrohet me fshesa elektrike dhe ka ajrosje tejet të mirë, gjithçka është ndërtuar nga ekspertet nga Turqia të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre se këto fusha as 1% nuk janë kancerogjene. Ndërsa, futbollistët e qytetarët janë tejet të kënaqur me kushtet të cilat ju ofrojmë”, ka theksuar Osmani.
Osmani ka edhe një porosi të veçantë duke bërë të ditur se nuk e do asnjë cent nëse fushat e tij janë kancerogjene.
“Kam investuar shumë tani e 5 vite dhe nga askush nuk kam pasur as më të voglin problem e vërejtje, nëse një mjek apo një njeri përgjegjës i cili konstaton me fakte se këto dy stadiume nuk i plotësojnë kushtet dhe janë të dëmshme unë për një orë i shkatërroj, nuk dua që qytetarët e mijë ti marrë në qafë, ata vinë këtu për rekreacion e jo të fitojnë sëmundje të pashërueshme”.
Pothuajse 90% në shtetet evropiane këto stadiume të cilat janë me goma të cilat rrezikojnë shëndetin e njeriut me ligj i kanë rrënuar,një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe studiuesit e Institutit Frauenhahar në Gjermani duke bërë me dije se këto fusha në
mënyrë urgjente duhet të mbyllen për shkak se krijojnë sëmundje të ndryshme duke qenë potencialisht kancerogjene dhe janë të dëmshme për ardhmërinë e njerëzimit.
Është koha që edhe shteti i Kosovës me institucionet e veta ti kontrollon në mënyrë të detajuar këto fusha për cilësinë e tyre.
Shteti i Kosovës nuk ka rini që për shkak neglizhencës dhe fushave jo adekuate dhe kancerogjene ta humb rininë e saj./rajonipress/


