FIDANISHTJA

Fidan Aliti ka një porosi për tifozët, pas humbjes nga Greqia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë mposhtur në Prishtinë me rezultat 1-2 nga Greqia, në një ndeshje ku pati shumë mungesa.

Plot 10 lojtarë i munguan trajnerit Bernard Challandes për këtë takim, ndërsa Kosova bëri një nga paraqitjet më të dobëta deri më tani.

Gjithsesi lojtarët e dëshpëruar e kanë kuptuar se kanë bërë një ndeshje të dobët dhe të gjithë kanë kërkuar falje.

Eco Higjiena

Edhe mbrojtësi Fidan Aliti i është drejtuar tifozëve në Facebook me një mesazh.

Aliti ka theksuar se përkrahja e dardanëve i ka munguar futbollistëve, por thotë se në tetor do të japin maksimumin për ta bërë ëndrrën realitet.

Postimi i plotë i Fidan Alitit pa ndërhyrje:

Të dashur tifozë, e ndjejë obligim t’iu drejtohem të gjithëve pas ndeshjes me Greqinë. E di që kjo ndeshje nuk ishte siç̧ kemi pasur dëshirë si ne lojtarët ashtu edhe ju tifozë̈t. Përfundimisht, përkrahja juaj na mungoi në tribunat e stadiumit, që ishte bosh. Dihet që me ju, Dardanët ne jemi më të fortë. Ne jemi kombëtare e vogël dhe duhet të mësojmë prej këtyre ndeshjeve që na bëjnë më të fortë. Ne po rritemi së bashku dhe shihemi muajin tjetër për ta bërë ëndrrën realitet. Përgjithmonë DARDAN. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.