Uji Dea

Kapiteni i Kosovës: “Të gjithë kemi rrezikuar për vendin tonë, synojmë rezultate pozitive”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë.

Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 15 futbollistë: Aro Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina, Atdhe Nuhiu, Florent Hadërgjonaj, Florent Hasani, Besar Halimi, Mërgim Vojvoda, Bernard Berisha, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Arbër Zeneli.

Ky i fundit vetëm e ndoqi stërvitjen e bashkëlojtarëve pasi kishte arritur në orët e vona të pasdites, derisa Bernard Berisha, Valon Berisha e Fidan Aliti bën vrapime dhe stërvitje të lehta, duke pasur parasysh se kanë luajtur të dielën.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve përveç vrapimeve dhe ushtrimeve fizike morën këshilla për skema të ndryshme të lojës nga përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa angazhimi dhe motivi i lojtarëve për t’u rikthyer te fitorja është i madh pas një periudhe të gjatë mungese në kombëtare si shkak i pandemisë.

Stërvitjen nga afër si zakonisht e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi.

Uji Dea

Dardanët do ta mbajnë stërvitjen e radhës të martën në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes me Moldavinë, ka folur kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani.

“Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur jemi grumbulluar herën e fundit dhe normalisht që na kanë munguar këto ndeshje me përfaqësu vendin tonë. Nuk është e lehtë, shkaku i pandemisë dhe natyrisht do të luajmë pa tifozë. Do të jenë ndeshje ndryshe, shpresojmë ti kalojmë me sukses”.

“Na duhet rezultat pozitiv, për këtë arsye kemi ardhur, për këtë kemi rreziku, pasi ndoshta disa kur të kthehen do të bëjnë dy javë karantinë, por të gjithë duan të përfaqësojnë vendin e vet kështu që shpresojmë fillimisht për një rezultat pozitiv me Moldavinë e më pas të bëhemi gati për Greqinë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.