‘Pse të mos e provojmë Benjamin Kolollin në qendër të sulmit në këto dy ndeshje?’
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kampanjës së re në Ligën e Kombeve.
Fillimisht, më 3 shtator, Kosova përballet me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”, raporton “Zeri.info”.
Njëri prej tifozëve më të flaktë të Kosovës është Fatos Berisha, regjisor dhe njëri prej themeluesve të “Dardanëve”.
Ai e ka dhënë një deklaratë interesante së fundmi për formacionin e Kosovës në dy ndeshjet e radhës.
“Pasi e kemi situatën kështu, pse të mos e provojmë Benjamin Kolollin në qendër të sulmit”, ka thënë Berisha në “Kanal10”, përcjell “Zeri.info”.
“Ai e ka fizikun e duhur dhe di të shënoj, është futbollist universal dhe mund të luajë në çdo pozitë”, tregoi ai. /Zeri.info


