United Hospital

Zvicra s’ia lëshon dy futbollistë Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në listën e prezantuar nga Edi Reja ditën e djeshme, fantazisti pogradecar Endri Çekiçi ishte në listën e pritjes, por sot trajneri italian ka vendosur ta thërrasë që t’i bashkohet menjëherë grumbullimit të Kombëtares Shqiptare në prag të dy ndeshjeve të Europa Leagues.

Kjo pasi kuqezinjtë po hasin probleme të shumta për të pasur në dispozicion dy prej emrave të listës, sulmuesin Florian Kamberi dhe mesfushorin anësor Ermir Lenjani, të cilët nuk lejohen të dalin jashtë Zvicrës nga shteti atje, për shkak të masave anti-Covid.

Në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se po punohet ngushtësisht me UEFA-n dhe autoritetet zvicerane, që dy futbollistët të mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.

FIDANISHTJA

Gjithashtu në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Bjellorusi, në dispozicion të Edi Rejas nuk do të mund të jetë as sulmuesi Armando Broja, i cili është i pezulluar pas një kartoni të marrë me kombëtaren U19 dhe do të përgatitet vetëm për ndeshjen ndaj Lituanisë.

Dyshime ka edhe për gatishmërinë e mbrojtësit të talentuar Marash Kumbulla, i cili vjen pas një dëmtimi që e la jashtë fushave në javët e fundit të kampionatit italian, por vendimin për të do ta marrë stafi mjekësor i Kombëtares Shqiptare.

Kujtojmë që Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Bjellorusinë në Minsk, mbrëmjen e 4 shtatorit dhe tre ditë më vonë do të presin Lituaninë në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.