United Hospital

Vojvoda: E zgjodha Torinin shkaku i historisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mërgim Vojvoda në një adresim sonte për media ka treguar se e zgjodhi Torinon para Atalantës “për historinë e tyre” dhe se vendimi i tij për t’u larguar nga Standard Liege është i madh.

Kosovari e kompletoi transferimin për 5.5 milionë euro plus bonuse nga Belgjika në Itali.

“Është e vërtetë që Atalanta me dëshironte dhe ata janë në Ligën e Kampionëve, por unë zgjodha Toron për historinë e tyre”, tha sot në konferencë për shtyp Vojvoda.

“Falënderoj presidentin dhe drejtorin për përpjekjet që kanë bërë për të me transferuar. Kam folur me Samir Ujkanin dhe Jean-Francois Gillet, të cilët, të dy me kanë thënë se është vendim i drejtë zgjedhja e Torinos pasi që është klub i madh”.

Fundamenti

Ai tashmë ka pasur një stërvitje me trajnerin Marco Giampaolo dhe shokët e skuadrës sot.

“Kam marrë mendime shumë pozitive. Ka shumë punë taktike, e cila gjë është e mirë për mua, pasi që do të thotë se mund të mësoj gjëra të reja”.

“Unë mund të luaj në disa pozita të fushës. Preferoj të luaj si mbrojtës i djathtë por për 10 vite isha edhe mbrojtës, kështu që mund të luaj në të dyja rolet. Jam gati. Serie A është një ligë e madhe dhe ky është një hap i madh që të vije nga Belgjika në një ligë të tillë”. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.