Uji Dea

Ndërron jetë ikona e hendbollit gjilanas Sabahedin Sherifi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Gjilani ka mbetur edhe pa një ikonë të sportit dhe të familjeve të vjetra qytetare, pa Sabahedin Sherifin i cili ka ndërruar jetë në Glasgow të Skocisë.

Sabahedin Sherifi i cili rridhte nga një familje e vjetër qytetare në Gjilan nga familja e Mulla Sherifit, gjatë karrierës së tij la gjurmë të thella në jetën shoqërore e sportive të Komunës së Gjilanit.

Seba siç e quanin të gjithë ishte Ikonë e hendbollit Gjilanas, si 16 vjeçar kishte filluar karrierën e tij të ndritur të hendbollit dhe ai la gjurmë jo vetëm në hendbollin Gjilanas e Kosovar por edhe më gjerë.

Eco Higjiena

Seba ishte njëri ndër shqiptarët e pakt që në vitin 1961 kishte luajtur ndeshje ndërkombëtare të hendbollit me Kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ish-hendbollisti Sherifi një kohë të gjatë ishte edhe trajner i Buzhurit aty ku edhe bëri karrierë si hendbollist, duke arritur suksese të mëdha në Ligat e ish-Jugosllavisë.

Sabahedin Sherifi ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, ndërsa varrimi do të bëhet në Glasgow të Skocisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.