SC Gjilani negativë në testin e COVID-19
SC Gjilani ka marruar një lajm shumë të rëndësishëm para ndeshjes kundër APOEL, pasiqë në testimet e bërë për COVID-19 të gjithë kanë dalur negativë.
Lajmi është bërë i dituar në faqen zyrtare të Gjilanit në ‘facebook’, ku ndër të tjera thuhet:
Sport Club “Gjilani” njofton se pas testimeve të djeshme në laboratorin e licencuar të UEFA-së, në Shqipëri “Synlab”, e gjithë skuadra e Gjilanit ka rezultuar negativ.
Pas konfirmimit të rezultateve sot, skuadra e Gjilanit merr dritën e gjelbërt që në mbrëmjen e sotme të zhvilloj takimin e rundit të parë në Europa Ligë, kundër APOELIT të Nikozisë.
SC Gjilani
Gjilan, 27 Gusht


